Lajme

Lushtaku flet pas lirimit nga paraburgimi, thotë se prokurori duhet të tregojë se kush e ka detyruar për ta arrestuar

Nuredin Lushtaku

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është liruar më 30 gusht nga paraburgimi.

Lushtaku ka treguar për Shqip.com eksperiencën e tij gjatë dy muajve sa ka qenë në parabugrim.

“Gjatë kohës sa kam qenë në paraburgim janë sjellë mirë me mua, nuk kam asnjë vërejtje”, tha ai.

E ankesa drejton ndaj prokurorisë, gjyqtarëve e mediave për rastin e tij.

Lushtaku kërkon përgjegjësi nga prokurorët dhe gjyqtarët rreth arrestimit të tij, pasi pretendon se i është bërë padrejtësi. Madje, thotë se janë detyruar për ta arrestuar ndërsa nuk përmend emra.

“Ka qenë padrejtësi ndaj meje, tani qysh ka vepru prokurori e gjyqtari pse më kanë arrestu pse më ka liru e kush e ka detyru, për të gjitha këto duhet të përgjigjet prokurori”, u shpreh ai për Shqip.com.

Ish-nënkryetari i Komunës së Skenderaj, Nuredin Lushtaku

Më 4 korrik, Gjykata Themelore në Mitrovicë, i kishte ishte caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Lushtakut.

Lushtaku dhe familjarët e tij dyshohen se kanë plagosur dy zyrtarë policorë të shtunën mbrëma në Skenderaj, si shkak i shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

Rasti nuk është mbyllur ende përfundimisht, por Lushtaku do të jetë i lirë përderisa hetimi vazhdon.

Si ndodhi incidenti?

I biri i Nuredin Lushtakut, ishte ndaluar në komunikacion, të cilit i ishte shqiptuar një tiketë.

Pas kësaj ai kishte telefonuar babin e tij Nuredinin, i cili pas pak kohe kishte arritur në vendin e ngjarjes me automjetin e tij.

Lushtaku ishte i shoqëruar me dy vëllezërit e tij, Faton dhe Arif Lushtakun.

Të njëjtit kishin filluar të fjalosen me policët.

Policia kishte raporuar se rreth orës 23:55, ishte në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit “janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia pati bërë të ditur se të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./Shqip.com