Lajme

Lushtaku: Do t’i përgjigjem ftesës së Prokurorisë, sapo të përfundojë seanca

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka njoftuar për pranimin e ftesës nga Prokuroria Themelore për t’u deklaruar rreth ngjarjes së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet ftesës së Themelores, sapo të përfundojë seanca në Kuvend.

Lexo edhe:
Prokuroria e fton Lushtakun për intervistim

“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për tu deklaruar rreth ngjarjes së sotme. Ftesës do t’i përgjigjem pozitivisht, pasi të përfundoj seanca në Kuvendin e Kosovës.”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

/Shqip.com