Lajme

Lushtaku: Blerja e dronëve, fal respektit ndaj Hashim Thaçit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm blerjen e dronëve ”bayraktar“, prodhim turk.

Por ai thotë se kjo nuk është meritë e Albin Kurtit, duke shtuar se: “Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi”.

Postimi i plotë:

Blerja e Dronëve Bajraktar për Kosovën, është lajm i mrekullueshëm!

Albin Kurti përsëri gënjen dhe dezinformon opinionin publik. Ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë.

Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiçin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme.

Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Presidentit Hashim Thaçi.

Unë personalisht kur isha në Turqi, kërkova që negociatat për dronët Bajraktar të përfundonin sa më parë dhe që mbështetja që Turqia i jep FSK-së të arrijë standardet më të larta të sigurisë!

/Shqip.com