Kulturë Kino

Lupin: Ekipi xhirues sulmohet nga 20 hajdutë

Personazhi Arsene Lupin, i luajtur nga Omar Sy

Rreth njëzet hajdutë me kapuç sulmuan grupin e xhirimit duke lëshuar fishekzjarre ndaj tyre, tha një zëdhënës i Netflix.

Ata vodhën pajisje me vlerë më shumë se 300,000 euro gjatë grabitjes, në mes të ditës, raporton ‘BBC‘.

Asnjë nga aktorët apo ekipi që ishin në xhirime nuk u plagos – raportohet se prezent ishte edhe ylli i serialit francez, Omar Sy.

Ekuipazhi u sulmua ndërsa po xhironin në lagjen “Nanterre”, në perëndim të Parisit qendror, duke e detyruar produksionin të ndalonte shkurtimisht.

Pamje gjatë xhirimeve të seriakit “Lupin”

Shtatë të akuzuarit, të moshës nga 13 deri në 21 vjeç, tani po përballen me akuzat për grabitje të armatosur si pjesë e një bande të organizuar dhe marrjen e mallrave të vjedhura, sipas ‘Agence France-Presse‘.

Tre nga ta janë në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë në mbikqyrje juridike.

Policia konfirmoi se janë duke kërkuar edhe sulmuesit e tjerë dhe se një pjesë e gjërave të vjedhura janë rikthyer.

Seriali që bazohet në novelën fiktive, përshkruan jetën e  Assane Diop, që si hajdut njihet me emrin Arsène Lupin.

Sezona e parë e serialit u shfaq vitin e kaluar në “Netflix”, dhe u shikua nga miliona njerëz. /Shqip.com