Lajme Ballkan

Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

Lumi Vjosa

Qeveria e Shqipërisë gjatë mbledhjes së mbajtur ditën e sotme ka marrë vendim që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar.

Ky vendim është bërë i ditur nga Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro pas mbledhjes së Qeverisë.

“Kemi sot vendimin përfundimtar që e shpallim lumin e Vjosës, lumin e fundit të egër në Evropë, Park Kombëtar, kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte deri një vit më parë si Park natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtjeje në 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, sipërfaqja bregore e lumit, bashkë me disa sipërfaqe të tjera tokësore, të cilat së bashku me të tre degët e lumit Vjosë: Lumi Drino, lumi Bënçë dhe lumi i Shushicës, bëjnë atë që quhet sot parku i parë në Evropë i një lumi të egër siç është lumi Vjosa”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Mirela Kumbaro

Në janar të këtij viti, lumi Vjosa mori statusin Park Natyror.

/Shqip.com