Lajme

Lumezi dhe Hovenier diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në një takim virtual zhvilluar të enjten kanë diskutuar për forcimin e sundimit të ligjit.

Sipas njoftimit për media, pjesë thelbësore e diskutimeve ishte edhe angazhimi i Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda.

“Në këtë kontekst, palët patën diskutime të frytshme dhe konstruktive për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, administrimin efikas të drejtësisë dhe konsolidimin e pavarësisë institucionale”.

Ndërkaq, Ambasadori Hovenier vlerësoi progresin e arritur në sistemin e drejtësisë dhe siguroi Kryeprokurorin e Shtetit që  SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin sistemin prokurorial.

“Në fund, Kryeprokurori i Shtetit  dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, shprehën vullnetin e përbashkët për të punuar ngushtë në të gjitha çështjet”./SHQIP.com