Sport Shqiptar

Lumbardh Dellova i bashkohet Dardanëve

Lumbardh Dellova

Fat – në fatkeqësi.

Për shkak të lëndimit, Ermir Sahiti nuk do jetë i gatshëm – që të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës – në dy miqësoret e ardhshme.

Vendin e tij – tashmë e ka zënë qendërmbrojtësi i FC Ballkanit, Lumbardh Dellova.

Ai është i vetmi futbollist nga Superliga e Kosovës, i cili është ftuar nga trajneri i ri Alain Giresse.

Dellova – i është bashkuar Dardanëve – në grumbullim, dhe pritet të ketë minutazh ndaj Burkina Fasos dhe Zvicrës.

May be an image of 1 person and standing
Lumbardh Dellova – sa ishte pjesë e Hajduk Split

Këtë lajm e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës,  përmes një postimi në Facebook.

Në njoftim ndër të tjera thuhet se “mbrojtësi i spikatur i KF Ballkanit, Lumbardh Dellova i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës. Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore”.

Testi i përë për trajnerin francez – do të jetë në miqësoren kundër Burkina Fason – me datë 24 mars – në stadiumin “Faidl Vokrri”.

Ndërsa, pas pesë ditëve do udhëtojnë në Cyrih – ku do të përballen ndaj Zvicrës.

Një mungesë e rëndësishme – e Kosovës në këto ndeshje është Arbër Zeneli, i cili është i lënduar./Shqip.com