Ekonomi

Lulzim Rafuna zgjidhet kryetar i Bordit të Forumit Investues të Ballkani Perëndimor

Lulzim Rafuna, Kryetari i OEK
Lulzim Rafuna, Kryetari i OEK

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është zgjedhur Kryetar i Bordit të Forumit Investues të Dhomave të Ballkani Perëndimor.

Në mbledhjen e mbajtur në Podgoricë, Mal i Zi, Rafuna mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Bordit.

Rafuna u zotua se do të vazhdojë punën e nisur e që ka për qëllim të ndihmojë bizneset e rajonit që të thellojnë bashkëpunimin dhe të zgjerojnë pjesëmarrjen në tregjet e BE-së e të botës.

Forumi Investues (Western Balkans 6 Chambers Investment Forum – WB6CIF) është institucion i themeluar nga odat ekonomike e tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor me qëllim që të shtojë bashkëpunimin ekonomik dhe të ndihmojë në tërheqjen e investimeve në rajon.

/Shqip.com