Sport Shqiptar

Lulzim Berisha e quan “mashtrues dhe të pafytyrë” – babain e Andi Zeqirit

Kryetari i Dardanëve, Lulzim Berisha

I pari i tifozërisë “Dardanët”, Lulëzim Berisha i ka reaguar babait të Andi Zeqirit, një ditë pas deklaratave të këtij të fundit.

Berisha – nuk ka kursyer as fyerjet – për Zeqirin – të cilin e quajti “mashtrues dhe të pafytyrë”.

“REAGIM NDAJ MASHTRUESIT TË PAFYTYRË”, shkruan ai fillimisht.

Teksa, vazhdon “pa fije turpi e cilëson veten patriot. Si mund ta konsiderosh veten të tillë kur ke marrë pasaportën e Republikës së Kosovës për të birin tuaj dhe ke nënshkruar mbi dokument, por në fund dezertove dhe nuk e përmbushe zotimin e dhënë? Si ke fytyrë të krahasosh veten me krerët dhe ushtarët e UÇK-së? Ku e merr këtë të drejtë? Ti e ke mashtruar vendin tënd, ndërsa ne ushtarët e UÇK-së kemi mbrojtur dinjitetin e tokës dardane”.

Ai – po ashtu thotë se – ai së bashku me djalin e tij e kanë përdorur Kosovën për interesa personale.

“Dallimi është se ju keni përdorur Kosovën në favor të interesave të juaja. E përdoret Kosovën jo si qëllim, por si mjet për të arritur te një shantazh i përshpejtuar, siç ishte ftesa e kombëtares zvicerane”.

Çka kishte thënë Zeqiri:

“Hmm, këta njerëz janë ndryshe, janë le në Evropë, s’i kanë problem këto sene. A e pe Shaqirit çka i bajshin bre? Na krejt, sa jena 7 milionë a 10 milionë, kur ia ka dhanë goll serbëve, krejt jena çu në kamë… e me i vërshëlly po më doket jo e arsyeshme. Une s’besoj as që e ka pa Andi atë baner. A don me të thonë diçka, une jam patriot pak ma shumë se qata që janë aty (flet për ‘Dardanët’).

“Na bre vet Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin e kena çu në Hagë, çka ko me thonë tjetërsen.

“S’kam une çka me folë për ta. Arsyeja që nuk e ka zgjedhë Kosovën është se nuk ka mundësi ligjore me u kthy, pasi i ka bë tri lojë me U-21’shat e Zvicrës në Kampionat Evropian”. /Shqip.com