Lajme

Luljeta Demolli i kërkon dorëheqjen Duda Baljes pas kundërshtimit të martesave mes gjinive të njëjta

Luljeta Demolli

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli ka kërkuar dorëheqjen e deputetes Duda Balje në cilësinë e kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriu.

Demolli shprehet se është zhgënjyer nga deklarata e Baljes dhe se e njëjta duhet të “shkojë në një grup tjetër konservator”.

“Kundërshtoj ashpër dhe këto deklarata të cilat vijnë prej sektorëve të departamenteve që i mbrojnë të drejtat e njeriut dhe sidomos s’më ka pëlqyer fare Duda Balje sepse udhëheq Grupin për të Drejtat e Njeriut dhe sot ta kemi një deklaratë të tillë, thjeshtë është shumë zhgënjyese dhe ajo duhet të japë dorëheqje prej Grupit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, të shkojë në një grup tjetër konservator por ajo aty sot s’duhet të jetë”, tha Demolli në Pressing.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës – Duda Balje

Kryetarja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje u deklarua kundër votimit të Kodit Civil i cili parashehs lejimin e martesave ndërmjet gjinisë së njëjtë.

Sipas deputetes, votimi pro këtij Kodi do të ishte në kundërshtim me kulturën dhe bindjen e saj fetare./Shqip.com