Lajme

Luljeta Aliu, përkrahësja e VV-së, pritet të zgjidhet anëtare e KPM-së

Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së
Luljeta Aliu-Krasniqi zgjidhet anëtare e KPM-së

Janë dorëzuar emrat e kandidatëve për vendet e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. Mes tyre, favoritja është përkrahësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliu. Para votimit në Kuvend, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez.

Luljeta Aliu, e njohur për paraqitjet e saj televizive dhe shkrimet në rrjete sociale, si përkrahëse e hapur e Kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, mund të zgjidhet sot nga deputetët e Kuvendit të Kosovës anëtare e Komnisionit të Pavarur të Mediave.

Sekretari i EFJ-së ka bërë thirrje nga Kryeministri Albin Kurti, që është kryetar i LV-së, që të ndalojë “politizimin e mëtutjeshëm” të KPM-së.

Kuvendi i Kosovës pritet që të zgjedhë sot tre anëtarë të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. Jam thellësisht i shqetësuar të dëgjojë që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është përgatitur të zgjedhë persona që janë mbështetës publikë të kësaj partie. I bëj thirrje Albin Kurtit të mos lejojë politizimin e mëtutjeshëm të KPM-së”, ka shkruar Gutierrez.

Aliu prej kohësh ka synuar të bëhet pjesë e KPM-së dhe tani ka dalë para deputetëve, për partitë e të cilëve është deklaruar në rrjetet sociale dhe në studio televizive.

Luljeta Aliu është kandidatja që në nëntor është vlerësuar më së larti për anëtare të KPM-së, nga Komisioni Parlamentar i përbërë në shumicë nga deputetë të LVV-së. Komisioni përbëhej saktësisht nga Komisioni është përbërë nga Njazi Isaku, kryesues (LVV), Valon Ramadani (LVV), Arbëresha Kryeziu – Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Fidan Jilta (nga 6+), Valentina Bunjaku (LDK), Albana Bytyqi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK), Isak Shabani (PDK).

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. Me Kushtetutën e Kosovës, KPM përcaktohet organ i pavarur. Në bazë të ligjit, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

/Shqip.com