Luli i “Dardanëve” reagon pas rastit të Uran Bislimit

Uran Bislimi nuk do të mund të luajë për Kombëtaren e Kosovës, kështu së paku ka thënë sot në konferencë për media selektori i Kosovës, Alain Giresse.
Lojtari i Luganos, ishte i ftuar nga Kosova për dy ndeshjet e marsit, po që në momentet e fundit është tërhequr nga lista, përshkak që nuk ka vendosur ende se a të luaj për Kosovën apo për Zvicrën.
Për këtë rast, ka reaguar edhe i pari i tifogrupit “Dardanët”, Luli Berisha.
Luli me anë të një postimi në Facebook, ka thënë së vetëm tradhtarët prej vërteti të thonë po, e puthin fanellën e shtetit prej nga vjen dhe në fund thotë po shqyrtoj.
“Vetëm tradhtarët prej vërteti të thonë po, e puthin fanellën e shtetit prej nga vjen dhe në fund thotë po shqyrtoj. Këtu gjithçka ka, dinjitet s’ka. As Zvicrës s’i duhen futbollistë të tillë. Mjerë ai që s’e vlerëson dot ku vlen e ku s’vlen” – ka shkruar kryetari i “Dardanëve”.
Kosova do të jetë mysafir të Kombëtares së Izraelin më 25 mars, ndërsa më 28 mars, do të jetë nikoqir të Andorrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
/Shqip.com