Lajme Botë

Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në Evropë që legalizon kanabisin

Foto ilustruese

Luksemburgu do të bëhet kombi i parë evropian që legalizon rritjen dhe përdorimin e kanabisit, njoftoi qeveria të premten.

Sipas legjislacionit të ri, të rriturit mbi 18 vjeç në Luksemburg do të lejohen të përdorin kanabis dhe të rritin deri në katër bimë për familje, gjë që do ta bënte atë vendin e parë në Evropë që legalizon plotësisht prodhimin dhe konsumin e drogës.

Dekriminalizimi gjithashtu do të ulë në mënyrë dramatike gjobat aktuale për posedimin e drogës në mes 29 dhe 581 dollarë për posedim të tre gramëve ose më pak, nga gjobat aktuale prej 291 dollarësh në 2,910 dollarë.

Legalizimi i kanabisit, VMRO-ja paralajmëron bllokimin e Kuvendit • LIDERI

Megjithatë, konsumimi i kanabisit në publik do të mbetet i paligjshëm, shkruan CNN, transmeton Shqip.com.

Tregtimi i farave do të lejohet gjithashtu sipas legjislacionit të ri, pa kufizime në sasinë ose nivelet e Tetrahydrocanabinol (THC), përbërësi psikoaktiv i kanabisit.

Ndryshimi i politikës është një përpjekje e qeverisë për të goditur krimin e lidhur me drogën dhe tregtinë e drogës në tregun e zi. Ministrat tani do të jenë në gjendje të rregullojnë tregun aktualisht të paligjshëm të kanabisit.

Legjislacioni i ri ka mbështetjen e koalicionit qeveritar, por ende kërkohet një votim në parlament për të konfirmuar propozimet e reja.

Ai e vendos Luksemburgun, një vend të vogël pa dalje në det me një popullsi prej pak më shumë se 600,000 njerëz, në ballë të një lëvizjeje në rritje në të gjithë kontinentin për të relaksuar legjislacionin e kanabisit./SHQIP.com