Lajme Botë

Lukashenko: Jemi të gatshëm t’i ofrojmë mbështetje Rusisë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka deklaruar së fundmi se vendi i tij është i gatshëm t’i ofrojë më shumë mbështetje Rusisë në konfliktin e saj me Ukrainën.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite shtetërore në Zimbabve, ndërsa nuk përmendi se çfarë lloj ndihme do të ofronte për vendin e tij mik.

Në një moment që nuk ka furnizuar ende asnjë ushtar për konfliktin, Bjellorusia e ka lejuar Rusinë ta përdorë territorin e saj si pikënisje për ushtarët e presidentit Putin, raportojnë mediat e huaja.

Megjithatë trupat e të dy vendeve fqinje janë aktualisht duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake prej disa kohësh.

/Shqip.com