Lajme Botë

Lukashenko: Bjellorusia nuk ndërton kampe për Wagner

Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko. Foto: AP
Lideri bjellorus, Alyaksandr Lukashenko. Foto: AP

Udhëheqësi i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është cituar të ketë thënë se themeluesi i Wagner, Yevgeny Prigozin është në Bjellorusi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve bjelloruse Belta.

Të shtunën, pasi anuloi një rebelim të dukshëm në Rusi, Prigozhin ra dakord për një marrëveshje për t’u transferuar në Bjellorusi.

Lukashenko tha se Bjellorusia nuk po ndërton asnjë kamp për grupin, por do t’i strehojë ata nëse duan.

“Ne u ofruam atyre një nga bazat ushtarake të braktisura” tha Lukashenko, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

/Shqip.com