Sport Ndërkombëtar

Lukaku reagon pas asaj që ndodhi në ndeshjen e mbrëmshme

Pas deklaratave të Interit, Juventusit, Serie A dhe shumë të tjerëve për atë që ndodhi në stadiumin “Allianz” mbrëmë ndaj Romelu Lukakut, tani ka reaguar vetë sulmuesi belg.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Lukaku i ka kushtuar disa rreshta asaj që ndodhi gjatë ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit.

Lukaku, Handanovic dhe Cuadrado u ndëshkuan me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, pasi kishte përplasje me lojtarëve të “Zonjës së Vjetër” dhe “Zikaltërve”.

Me një postim në rrjetet e tij sociale, Lukaku komentoi atë që ndodhi mbrëmjen e së martës, me rastin e ndeshjes së Kupës së Italisë mes dy rivalëve të Italisë.

“Historia përsëritet, e kalova në vitin 2019 dhe përsëri në vitin 2023. Shpresoj që liga të marrë masa këtë herë, sepse këtë ndeshje të bukur duhet ta shijojnë të gjithë. Faleminderit për mesazhet mbështetëse”, shkroi Romelu Lukaku.

/Shqip.com