Sport Ndërkombëtar

Lukaku në “krizë” për gola

Romelu Lukaku - po kalon në formë jo të mirë

Sezonën e nisi në mënyrë fenomenale, por gjërat nuk janë duke shkuar mirë për Romelu Lukaku-n.

Sulmuesi belg, po e ka të vështirë për të gjetur rrugën për te goli, shkruan Shqip.com.

Numri nëntë i londinezëve, ka tashmë gjashtë ndeshje radhazi pa shënuar, duke e dëshmuar edhe njëherë që po kalon nëpër një krizë të formës.

Deri më tani, ai ka zhvilluar shtatë ndeshje në këtë kampionat në ishull, ndërsa e ka tundur rrjetën tre herë.

Super humble' Romelu Lukaku offers more than just goals, says Thomas Tuchel  | The Independent
Romelu Lukaku gjatë një ndeshje kampionale

28 vjeçari u transferua te Kampionët e Evropës gjatë merkatos së verës, ndërsa shuma për të cilën Chelsea e pagoi për të, ishte 115 milionë euro.

Përkundër kësaj forme jo të mirë të Lukakut, skuadra e udhëhequr nga Thomas Tuchel është lidere në Premierligë.

Ata, kanë 19 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje të zhvilluara, ndërsa janë të “ndjekur” ngushtë nga Liverpooli, që ka vetëm një pikë më pak./Shqip.com