Sport Ndërkombëtar

Lukaku e humb derbin ndaj Milanit

Romelu Lukaku

Romelu Lukaku nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Milanit – që zhvillohet me 3 shtator.

Sulmuesi belg ka pësuar një lëndim – nga i cili do të jetë jashtë fushës së gjelbër të paktën një javë.

Në njoftimin zyrtar të dhënë nga klubi italian thuhet se “Lukaku iu nënshtrua testeve instrumentale sot në Institutin Humanitas në Rozzano, pas tendosjes së muskujve të gjetur në stërvitjen e mëngjesit të djeshëm. Testet zbuluan një shpërqendrim të përkulësve të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme”.

29 vjeçari ka regjistruar një gol dhe një asistim – në tri ndeshjet e zhvilluara në këtë sezon.

Ai është në formë huazimi nga Chelsea – teksa zikaltërit e kanë të drejtën e blerjes në fund të kampionatit.

Së bashku me Lautaro Martinez – ai po është startues në repartin e sulmit, teksa në bankën rezervë ka mbetur Edin Dzeko.

Neurzurët kanë arkëtuar gjashtë pikë nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani – dhe gjenden në pozitën e  gjashtë./Shqip.com