Sport Shqiptar

Lukaku apo Broja? Chelsea ka bërë zgjedhjen

Gjithmonë e më tepër po afron koha kur Armando Broja të kthehet në fushën e blertë. Sulmuesi shqiptar duket se e ka lënë pas dëmtimin që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushës. Lajme të mira vijnë së fundmi edhe nga mediat britanike për Brojën.

Sipas tyre, Armando Broja do të kthehet të luajë në miqësoret përgatitore për sezonin e ardhshëm të Chelseas. Pra në muajin korrik, sulmuesi shqiptar kthehet në fushë. Por jo vetëm keq, po sipas këtyre raportimeve, Chelsea është i bindur që të mbajë Brojën, ndërsa nga ana tjetër do të shesë në verë Lukakun dhe Aubameyang.

/Shqip.com