Sport Ndërkombëtar

“Luka Magic”

Luka Modric

Magjia e tij ende nuk është zbehur, ani pse ka 37 vite në supe.

Luka Modric është duke e sfiduar moshën, ndërsa të martën e regjistroi paraqitjen e 100-të në Ligën e Kampionëve.

Kapiteni i kombëtares kroate është ende startues te “mbretërit” dhe së bashku me Toni Kross ende po e dirigjojnë lojën.

Kundër Interit – në Champions, ai e zhvilloi edhe një paraqitje maestrale, ndërsa pas ndeshjes u shpreh se ndihet ende i ri.

Luka Modric does the unthinkable to continue staying at Real Madrid
Luka Modric

“Unë ndihem shumë mirë, nuk duhet të shikoj moshën time dhe të fokusohem vetëm në paraqitjet e mia dhe atë që bëj në fushë. Mosha po bëhet më pak problematike me kalimin e viteve sepse lojtarët janë në gjendje të zgjasin karrierën e tyre. Ndjehem sikur nuk i kam mbushur ende të 30-at”, tha ndër të tjera Luka.

Paraqitjet e tij në fushën e gjelbër, kanë bërë që “Los Blancos” t’i ofrojnë vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023.

Këtë lajm e ka dhënë, Fabrizio Romano, i cili ka shkruar se “Real Madridi po planifikon të zgjasë kontratën e Luka Modric deri në qershor 2023. Synimi është i qartë prej muajsh nga të dyja palët – puna në progres për të arritur marrëveshjen.

Modric konsiderohet si lojtar kyq nga Carlo Ancelotti dhe i gjithë bordi i Real Madridit”.

Në 15 gjiro të zhvilluara në La Liga, ai është paraqitur 11-të herë, ndërsa ka regjistruar katër asistime.

Performaca të mira ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve, ku është paraqitur në të gjitha ndeshjet dhe e ka ndihmuar skuadrën me një asistim.

“Luka Magic” zbarkoi në “Santiago Bernabeu” në vitin 2016, ndërsa për shërbimet e tij, madrilienët i kishin paguar Tottenhamit mbi 30 milionë euro.

Deri më tani, ka fituar çdo trofe të mundshëm në nivel ekipi me spanjollët, ndërsa e ka ngritur edhe Topin e Artë. /Shqip.com