Sport Ndërkombëtar

“Luka Magic” – nuk do largohet nga “mbretërit”

Luka Modric

Kontrata i skadon në fund të sezonit – por nuk e ka ndërmend të largohet.

Luka Modric dhe Real Madrid duket që e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

MARCA shkruan se “pas një marrëveshjeje verbale që u arrit në fillim të këtij viti, negociatat nuk kanë përparuar dhe skuadrat më të mëdha të Evropës po presin të shohin se si do të zhvillohet saga”.

Kroati ka 36 vjet në supe – ama po vazhdon të jetë në majat e futbollist evropian.

A Modric Masterclass: How the Midfield Magician Pulled Apart PSG
Luka Modric

Paraqitja ndaj PSG-së ishte vetëm edhe një dëshmi e radhës se – ai ka ende shumë për t’i ofruar futbollit.

Së bashku me Toni Kros dhe Casemiron po vazhdojnë të jenë të pazëvendësushëm – duke lënë në stol futbollistë si Camavinga dhe Valverde.

Luka ka zhvilluar 20 ndeshje në La Liga – teksa ka shënuar dy gola dhe ka asistuar dy herë.

Minutazh të madhe ka pasur edhe në Ligën e Kampionëve – ku është paraqitur në tetë ndeshje.

Real Madrid: 5 most important players vs. PSG in first leg of Round of 16 -  Page 2
Luka Modric

Numri 10-të i “mbretërve” kishte zbarkuar në “Santiago Bernabeu” në vitin 2012 dhe që nga atëherë ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në nivel ekipor. /Shqip.com