Rozë

Luizin e Kiarën i ka bërë shiu ‘qull’  

Kiara dhe Luizi
Kiara dhe Luizi

Kiara dhe Luizi janë çifti më i përfolur i momentit, madje ata i shohim shumë aktiv së fundmi në rrjetet sociale, ku edhe nuk ngurrojnë të realizojnë transmetime live dhe të postojnë poza romanitke së bashku.

Mbrëmjen e djeshme, dyshen e ka zënë shiu në rrugët e Tiranës.

Të dy, ata janë shfaqur live në Instagram, ku nuk kanë munguar komentet dashamirëse për ta.

Teksa kanë përshëndetur ndjekësit, Luizi dëgjohet të thotë: “U lagëm u bëmë qull”.

Ndërkohë për Kiarën, ky është një moment romantik, por e kundërta është për Luizin, i cili mes batutash i thotë se “nuk është momenti për romanticitet, por duhet të gjejnë ku e kanë lënë makinënë”.

Luizi: “U lagëm u bëmë qull…”

Kiara: “Ej yje si jeni është koha perfekte për të qëndruar në shtëpi, për të parë një film…”.

Luizi: “Po ik o Kiara ik, po bën Kiara romantike. Po ça filmi o Kiara, po hajde të gjejmë ku e kemi lënë makinën”.

/Shqip.com