Rozë

Luizi tha se do largohet nëse Kiara eleminohet, reagon Arbër Hajdari 

Kiara dhe Olta kanë shkuar në nominim këtë javë kokë më kokë.

E për këtë këngëtari Shkodran ka thënë se nëse të shtunën largohet Kiara ai do të dalë bashkë më të.

Për këtë ka reaguar Arbër Hajdari, i cili në “Wake Up” ka thënë se Luizit iu ka kujtuar shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën.

Shfaqi një strategji të re, në një farë forme edhe agresive si lojë, gjë që ka ftuar edhe banorët e tjerë të përshtaten. Këtë vit banorët bëjnë një lojë më individuale.Nuk jam dakord me deklaratat ekstreme, Luizi duhet të shihte se si e sheh publikun në këtë televotim. Është po i njëjti Luizi që para dy javësh thoshte që unë do të fikë dritat e kësaj shpie. Mendoj që Luizi u kujtua shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën”, tha opinionisti Hajdari.

/Shqip.com