Rozë

Luizi thyen heshtjen për marrëdhënien me shokët

Fituesi i BBV, Luizi Ejlli, ka konfirmuar zërat për prishjen e raporteve me dy shokët e tij.

“Kam parë se jam njeriu me shumë shokë në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh Luizi.

I pyetur në lidhje me miqësinë e tij dhe Meridianit, Luizi shprehet se Meridianin e njeh aq sa e njeh dhe një person të thjeshtë.

“A ka bërë mirë a ka bërë keq që më ka mbështetur nuk e di, unë e njoh atë sa të njoh ty. Ama të dalë Meridiani apo shumë të tjerë se unë jam menaxheri etj etj, kjo është e tepruar”, u shpreh Luizi.

Ai tregon se ka një shok shumë të mirë që nuk ka përfituar kurrë nga Luizi, nuk ka pranuar të dalë në media, nuk ka bërë reklama dhe i është gjendur pranë atij dhe familjes së tij pa asnjë interes. Ai e ka cilësuar si një shok të vërtetë, dhe po ashtu i ka zbuluar edhe emrin e tij: Eni Bushati.

Sa i përket dy shokëve të Luizit që i kanë dhënë mbështetjen e tyre publikisht Joni dhe Mario, Luizi shprehet se ata dikur kanë qëndruar shumë bashkë, por prej dy vitesh nuk flisnin më dhe i kishin shkëputur marrëdhëniet.

I pyetur se ku kanë shkuar përfitimet nga reklamat që janë bërë nga ky Instagram, Luizi shprehet se çdo gjë është e faturuar dhe janë në dorë të sigurt, pra la të nënkuptohet se fitimet i ka marrë vetë ai.

Madje ai tregoi se ka takuar babain e Jurgenës dhe u ndje keq, për mërzinë dhe problemet që i kishte hapur, duke u komentuar nga portale të ndryshme.

“Unë jam takuar me babain e saj, burrë zotëri erdhi e më tha që familja ime nuk e ka merituar këtë lloj vrer dhe me bëri të ndihem shumë keq. Nuk është gjithçka fama, po bëhem shkak për të shkatërruar një familje”, u shpreh Luizi.

/Shqip.com