Rozë

Luizi sot feston ditëlindjen, kjo është surpriza e veçantë e Kiarës

Kiara dhe Luizi mbeten çifti më i komentuar pas daljes nga Big Brother VIP Albania.

Luizi, sot feston ditëlindjen e 38-të.

Ndërkaq, nuk ka munguar një surprizë nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito.

Luizi ka ndarë pamje në llogarinë e tij të Instagramit ku shihet një ambient romantik i dekoruar me trëndafila të kuq, qirinj dhe torte, që u përgatit për të nga Kiara.

Gjithashtu edhe Kiara ka bërë një urim për Luizin.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Urime ditëlindjen, ashtu siç e ke zemrën, e paç gjithë jetën”, ka shkruar ajo në Instagram.

/Shqip.com