Rozë

Luizi shkon automatikisht në nominim, e thyen këtë rregull

Banorët e Big Brother dje gjatë ditës kanë pasur një sfidë të re të vendosur nga “Vëllai i Madhe”.

Sipas rregullave, personi që e lëshon litarin shkon direkt në nominim – e këtë gjë e ka bërë Luizi.

Duke qenë se i pari që heq litarin i jep avantazh një tjetri të grupit të tij, këngëtari vendosi që të rrezikonte, edhe pse del automatikisht në nominim.

Edhe pse nuk e di se kujt do i bie ky avantazh, Luizi u shpreh se ja vlen që të rrezikojë dhe menjëherë e hoqi litarin, ndërsa pjesëtarët e grupin e nisën lojën.

Në lojën e kaluar këtë sfidë e ka fituar Olta si lidere e grupit dhe ka pasur një avantazh në lojë.

/Shqip.com