Rozë

Luizi me paralajmërim të ashpër për Efin

Nga sot e tutje, Luizi nuk do ketë më aleancë apo miqësi me Efin, por do e shohë atë si kundërshtare, ashtu siç shikon banorët e tjerë.

Duke biseduar me Kiarën, Deamishel dhe Nitën, Luizi u shpreh se i ka studiuar lëvizjet e Efit që ditën e parë që ajo ka hyrë në shtëpi dhe është bindur që ajo nuk është e sinqertë siç hiqet.

Ai u shpreh se ka besim të plotë te Kiara dhe se nuk e mendon kurrësesi që ajo mund t’i bëjë diçka që do prishte lojën e tij.

Nisur kjo, nga fakti që Kiara debatoi me Efin dhe të dyja u shprehën se ai do u japë të drejtë të dyjave kur të dalë nga shtëpia, dhe të kuptojë se për çfarë nisi debate mes tyre jashtë.

Duke bërë një analizë të lojës, Luizi tha se Efi nuk ka me kë merret dhe se i vetmi banor që ajo do ketë përplasje, është ai.

/Shqip.com