Rozë

Luizi me deklarata të forta për Arjola Demirin

Banorët në Big Brother kanë diskutuar për personazhet vip që ishin vitin e kaluar brenda.

Banorët diskutuan fillimisht për finalistët, Ilirin dhe Donaldin, e më pas për banorët e tjerë.

 Teksa po diskutohej për aktoren Arjola Demiri, Luizi tha se ai ia njeh ish burrin dhe sipas tij fëmijëve të saj nuk i mungonte asgjë.

Madje ai tha se ajo vetëm viktimizohej.

“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absoultuisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendtte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.

/Shqip.com