Rozë

Luizi e pranon hapur, ky është banori që e frikëson më shumë

Primin e kaluar ka pasur befasi në Big Brother VIP Albania.

Kjo pasi 4 banorët më të votuar janë rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe vetëm njëri nga ta do të shkojë në finale të madhe.

Ata që në start kanë filluar që të lobojnë për pozitat e tyre, ndërsa ishte Ronaldo ai që i ka bërë kërkesën e papritur Luiz Ejllit.

Së fundmi, ai i ka thënë që të dalin në nominim kokë më kokë. Përgjigjen Luizi e ka thënë mbrëmë para gjithë banorëve.

“Unë do jap përgjigjen që Ronaldo ka plot 102 ditë që pret me ia dhënë. Përpara publikut unë kam frikë të dal në nominim kokë më kokë me Ronaldon. E pranoj”, tha Luizi.

/Shqip.com