Rozë

Luizi e cilësoi si ‘moderatorja më seksi’, reagon Fjoralba Ponari

Luizi javë më parë është sfiduar më një pyetje nga banorët, ku nuk ka ngurruar t’i përgjigjet se cilën nga vajzat e showbizit shqiptar e pëlqen nga fiziku.

Këngëtari ka deklaruar se i pëlqen moderatorja, Fjoralba Ponari.

Luizi tha duke iu referuar edhe Kiarës, se atij i pëlqejnë vajzat e ëmbla në fytyrë dhe nuk është shumë i fiksuar pas vajzave me forma të bëshme.

E ftuar në “Wake Up”, Fjoralba është shprehur se nuk e priste dhe e ka falënderuar Luizin, por nuk e pëlqen lojën e ti.

Ajo tha se nuk ka asnjë të preferuar.

Kjo është çështje shijesh, nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush nuk i vlerëson komplimentet dhe do e prisja njësoj nga të gjithë që do e thonin aty. Unë di ta ndaj artin nga artisti, si individ i jap atributin si muzikant, patjetër edhe për lojën që ka bërë por mënyra si protagonistët luajnë nuk është në shijet e mia, agresiviteti që tregojnë ndaj banorëve të tjerë kanë harruar ta shijojnë eksperiencën e tyre të jetës se e kam edhe nga shoqja ime e ngushtë Einxhel. Më duket sikur shoh survival jo BBV, ka gjuhë të ashpër, bullizem, gënjeshtra e nuk më pëlqen. Nuk kam asnjë të preferuar, mbase Dea deri diku për qetësinë olimpike dhe inteligjencën që ka”, ka thënë ajo.

/Shqip.com