Rozë

Luizi dhe Olta bashkë në një film

Fituesi i Big Brother Vip Albania 2, Luiz Ejlli, konfirmoi së fundmi se do jetë pjesë e një filmi.

Në podcastin me kryeministrin Edi Rama, Luizi tregoi se do jetë aktor kryesor në një film.

Mediat shqiptare raportojnë se në këtë film Olta dhe Luizi do të jenë çift, pra burrë e grua.

Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.

Kimia e tyre u pa në Big Brother, kështu që është e sigurt që do të jetë interesante edhe në film.

Olta shpeshherë është shprehur se Luizin e ka mik tani më që gjithë loja mbaroi.

/Shqip.com