Luiza Gega arrin suksesin historik (VIDEO)

Luiza Gega po kalon një formë mjaft të mirë. Ditën e sotme, atletja shqiptare ia doli të triumfojë në garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë. Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31.
Një sukses historik për Gegën, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane. Duke barazuar kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio. Kampionia shqiptare, gjithashtu ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj.

Vetëm dy ditë më parë, Gega arriti të shpallej fituese edhe në garën ekipore të 5 mijë metrave, në Kampionatin Evropian në Poloni. Atletja 34-vjeçare vijon që të nderojë dhe të ngrejë lart flamurin kuqezi, teksa në muajt e fundit ka sjellë shumë medalje në Shqipëri.
/Shqip.com