Rozë

Luiz Ejlli ironizon me ish-banorin e BBVIP

Luiz Ejlli, fituesi i BBV arriti të fitonte një audiencë dhe famë të madhe në një kohë shumë të shkurtër, duke u bërë banori më i pëlqyer i këtij edicioni.

Duke marrë shkas nga fama e tij dhe publiku i gjerë që e do dhe e mbështet, personazhe të ndryshme ish-banorë, gazetarë dhe opinionistë u radhitën krah këngëtarit shkodran, disa sepse e vlerësonin dhe të tjerrë për të përfituar nga audienca e tij.

Pikërisht kështu e ka konsideruar Luizi njërin prej mbështetësve të tij më të mëdhenj që nga fillimi i edicionit te dytë te BBV. Bëhet fjalë për Meridian Ramcajn, i cili u prezantua si mik i Luizit teksa ky i fundit ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

Por pas daljes Luiz Ejlli është shprehur shpeshherë për “miqtë” e tij, të cilët janë prezantuar si të tillë vetëm për të përfituar nga ai. Së fundmi në një interviste, Luizi deklaroi se Meridian Ramcaj nuk e ka shok, por thjesht të njohur, pra ndryshe nga se ka shprehur ai.

Kjo deklaratë është pasuar më një reagim nga Meridiani, teksa ky i fundit ka qenë në një emision dhe ka sqaruar njëherë e mirë raportin me këngëtarin.

Meridian Ramçaj dha një intervistë ditën e sotme, ku tregonte sa shumë ishte habitur nga fakti që Luiz Ejlli e kishte mohuar si shok. Ai postoi fotot e vjetra me Luizin, gjatë kohës kur të dy udhëtonin me të fejuarat në Paris, mirëpo s’ka vonuar edhe reagimi i Luiz Ejllit.

Ky i fundit ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një foto ku shfaqet i ulur në karrige, ndërsa krahas saj thumboi Meridianin teksa shkroi:

“Karrigia me tha qe njihemi prej kohesh, sepse kemi dhe foto bashke”, ka shkruar Luizi.

Kjo ishte një përgjigje indirekte për Meridian Ramçajn, që pretendon se djemtë kanë qenë miq të mirë.

/Shqip.com