Rozë

Luiz Ejlli flet për mungesën e familjes në dasmë, planet për familjen dhe muzikën

Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP 2”, bëri për herë të parë një rrëfim ekskluziv pas përfundimit të programit që theu rekorde shikueshmërie.

Ai tregoi më shumë detaje nga jeta e tij personale, përfshirë periudhat më të errëta të cilat kanë ndikuar në karrierë.

“Zoti i jep të gjithëve nga një shans në jetë. Mua më dha tre, problem është që dy mi dha në një moshë shumë të re që nuk e njihja botën e showbizit dhe biznesit. Pata fatkeqësinë të bija në njerëzit e gabuar, të cilët nuk ma dhanë atë që unë doja. Në fushën e muzikës dhe artit, ëndrrat e mia për të vazhduar. U duk sikur u shfrytëzova në atë periudhë kohe që nuk zgjati shumë. Më pas ishte një vendim i imi që mora për të ndjekur zemrën dhe jo mendjen, ika në Francë. Po të ndiqja mendjen kisha mundësi të krijoja karrierën”, deklaroi Ejlli.

Sa i përket karrierës, Luizi ka deklaruar se pas këngës me Donaldin, do të ketë këngë me Noizy, Elvana Gjatën, Yll Limanin, Stinën, etj.

Në lidhje me mungesën e familjes në dasëm, Luizi ka thënë se nënën e kishte në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa motra mungoi shkaku i presioniy publik.

Pranoi se me vajzën që ka menaxhuar llogarinë e mëhershme në Instagram, kishte një romancë të shkurtë.

Luizi u pyet për deklaratën e Kiara Titos, e cila kishte shprehur dëshirën për t’u bërë nënë.

Luizi tha me nota humori që edhe ai do të bëhet kryeministër.

Planet me Kiarën, shtatzënia. Kiara ka thënë s’dua emision dua të bëhem nënë, çfarë mendimi ke ti, çfarë do bësh ti?

LuiziLe të bëhet, kush po e ndalon. Le të bëhet, edhe un kam qejf me u ba kryeministër, le të bëhem edhe unë…

Pse i ndatë detyrat, ti do shkosh karrierën ajo familjen? Do bëni fëmijë?

LuiziBurrë për shtëpi pra. Do të bëhen fëmijët, do rriten, 1,2,3,4, sa të na fali Zoti. Un them s’kam ngrënë bukë akoma ti thua a do bësh fëmijë.

-S’ke pasur nerva fare?

LuiziJo nerva, po akoma se kam kuptuar sa e madhe është jashtë. Unë kam mendu se do isha si Iliri, do dilja, do bëja një xhiro me Sabianin. Nuk ishte kështu

/Shqip.com