Sport Ndërkombëtar

Luis Suarez – po e “nuhat” golin akoma

Luis Suarez

Luis Suarez po vazhdon të shënojë gola edhe në vendlindje.

Sulmuesi uruguain ka realizuar edhe një herë – në fitoren 1-3 në udhëtim te Plaza Colonia.

35 vjeçari tashmë ka katër gola me fanellën e Nacional – në pesë ndeshje të zhvilluara.

Teksa, në tabelë – kjo skuadër gjendet ne vendin e dytë – me 18-të pikë – njëjtë sa ka edhe River Plate – në pozitën e parë – por golaverazhi po e bën dallimin.

Suarez ka një karrierë të pasur – pasi ndër të tjera e ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Amerikës.

Teksa, në CV-në e tij figurojnë dy Këpuca të Arta – që i fitoi kur Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi ishin në kulmin e karrierës.

Aventurën e tij të fundit në Evropë – e pati me Atletico Madrid – ku u kurorëzua me titullin e kampionit – të Spanjës./Shqip.com