Luis Suarez do të largohet nga Nacional
Publikuar:
(19.09.2022 19:05:37)

U kthye në shtëpi me shumë bujë.
Por, do të largohet në fund të këtij sezoni.
Luis Suarez do t’i ndajë rrugët – me skuadrën e tij të vendlindjes, Nacional.
Presidenti i ekipit nga Uruguai, Jose Fuentes ka deklaruar se “sa po të përfundojë sezoni – Suarez do të largohet”.
Ai po ashtu shtoi se “kjo është ajo që ne ramë dakord në atë kohë. Unë po e them këtë për të mos krijuar pritshmëri të rreme. Ai bëri një përpjekje të madhe për të ardhur këtu. Suarez do të largohet”.
“El Pistolero” ka zhvilluar tetë ndeshje – në këtë sezon, teksa ka shënuar katër gola.
Paraprakisht – 35 vjeçari ishte pjesë e Atletico Madrid – skuadër me të cilin e fitoi La Ligën./Shqip.com