Sport Ndërkombëtar

Luis Enrique dhuron për bamirësi paratë e fituara në “Twitch”

Luis Enrique
Luis Enrique

Luis Enrique ka dhuruar të gjitha paratë që ka fituar nga paraqitjet e tij të drejtpërdrejta në “Twitch”.

Gjatë Kupës së Botës “Katar 2022”, trajneri i atëhershëm i Kombëtares së Spanjës vendosi që të bënte paraqitje të drejtpërdrejta në këtë platformë, ku bisedonte me ndjekësit e tij dhe i përgjigjej pyetjeve të tyre.

Enrique kishte premtuar se paratë e grumbulluara nga këto paraqitje do t’i dhuronte për bamirësi. Dhe, spanjolli e ka mbajtur premtimin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, 52-vjeçari bëri të ditur se paratë ia ka dhuruar Fondacionit “Enriqueta Villavecchia”, që lufton kundër kancerit tek fëmijët.

Përshëndetje të gjithëve, siç ju informova në atë kohë, të gjitha të ardhurat nga seancat e transmetimit që bëmë gjatë Kupës së Botës Katar 2022 do të shkojnë në Fondacionin Enriqueta Villavecchia. Kur të filloni kanalin tuaj të transmetimit në Twitch ju nënshkruani një kontratë standarde me platformën (në rastin tonë 50% për ata dhe 50% për mua). Ju lë certifikatën e dhurimit që i përgjigjet atij 50%. Faleminderit shumë për bujarinë dhe mbështetjen tuaj. Urime”, ka shkruar Enrique.

/Shqip.com