Rozë

Lugati tregon publikisht se nuk e kanë ftuar më në Prime të Big Brother

Gjon Karrica, i njohur si “Lugati” ka disa javë që është larguar nga Big Brother.

Ai u largua në mes të garës, pas problemeve shëndetësore që kishte – ku trajtimi i tij ka zgjatur më shumë se 48 orë.

Por, atë nuk e kemi parë më në Prime përveç kur e interpretoi projektin e ri për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

I pyetur nga ndjekësit se pse nuk po merr pjesë në spektakël përgjigja e tij ishte ‘Nuk më kanë ftu’.

A i bie që produksioni nuk i ka raportet e mira me të?

/Shqip.com