Rozë

Lugati e “nominoi” mbrëmë, Era Istrefi ka diçka për të thënë

Era Istrefi

Mbrëmë është mbajtur Prime në Big Brother VIP Kosova.

Një nga banorët që ka habitur më nominimin e tij duke shkaktuar të qeshura në studio ishte Gjon Karrica.

Kjo pasi ai tha se e nominon Era Istrefin – e cila nuk është banore e shtëpisë.

E gjithë kjo nuk kaloi pa një koment nga këngëtarja.

Artistja e cila bëri famë edhe jashtë trojeve shqiptare, e ka ripostuar sot Lugatin në Instagramin e saj duke shkruar: Boom bebe boom, go Lugati”.

Me këtë, Era tregoi se e mbështet artistin i cili gjendet brenda shtëpisë së BBVK që nga fillimi.

/Shqip.com