Sport Ndërkombëtar

“Luftëtarët” e fitojnë edhe një betejë

Lakers - Golden State

“Luftëtarët” nuk po ndalen.

Nuk i ndali dot as “mbreti” – James..

Golden State Warriors ka shënuar fitore në udhëtim te Los Angeles Lakers – me rezultat të ngushtë 115-117.

Ky takim – i favorizonte mysafirët në letër, por në parket doli të jetë një derbi i vërtetë.

Ani pse me shumë mund, Warrios arritën që në fund të arkëtojnë pikët e plota dhe ta dëshmojnë edhe një herë se janë ndër favoritët kryesorë për të dalë kampion.

Basketbollisti më i dalluar te Golden State ishte Klay Thompson, i cili shënoi 33 pikë dhe asistoi pesë herë.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Stephen Curry, duke e ndihmuar skuadrën e tij me 24 pikë, tetë asistime dhe pesë kërcime.

Lakers 115-117 Warriors: Lakers 115-117 Warriors: Final score and  highlights | Marca
Momente nga takimi

Kurse, në anën tjetër, te skuadra nga Los Angelesi edhe në këtë takim – më i dalluari ishte LeBron James.

Ai shënoi 26 pikë, bëri 15 kërcime dhe shtoi edhe pesë asistime. Por, as këto statistika nuk mjaftuan për ta shmangur disfatën.

Për Warriors – kjo ishte fitorja e 42-të në këtë kampionat, krahas 15-të humbje dhe gjenden në vendin e dytë të Konferëncës Perëndimore.

Kurse, Lakers nuk po arrijnë të këndellen asesi.

Tashmë – ky ekip ka zbritur në vendin e nëntë, me 31 humbje të pësuara dhe vetëm 26 fitore të arkëtuara. /Shqip.com

Renditja e Konferencës Perëndimore