Sport Ndërkombëtar

“Luftë” për vendin e parë në Lisbonë

Cristiano Ronaldo

Portugalia dhe Serbia do zbresin në fushën e gjelbër, me fillim nga ora 20:45, në Lisbonë, për një qëllim të vetëm: Të arkëtojnë pikët e plota.

Të dyja ekipet do “luftojnë” për ta “rrëmbyer” kreun e tabelës, por njëra do e lëshojë fushën e gjelbër me kokë të ulur, shkruan Shqip.com

Si Portugalia, ashtu edhe Serbia kanë nga 17 pikë, por portugezët kanë golaverazh më të mirë dhe gjenden për momentin në vendin e parë.

Të prirë nga Cristiano Ronaldo, ish-kampionët  e Evropës do hynë në fushën e gjelbër për të arkëtuar pikët e plota, ani pse kundërshtari nuk është aspak i lehtë.

Portugal vs. Serbia: UEFA World Cup qualifying live stream, TV channel, how  to watch online, news, odds, time - CBSSports.com
Portugalia-Serbia, foto nga e kaluara

Për numrin shtatë të portugezëve kjo mund të jetë një natë do mbahet mend gjatë në historinë e futbollit.

Nëse, “CR7” arrin që të dërgoj dy herë topin në rrjetën e kundërshtarëve, atëherë do e arrijë shifrën e 800 golave në karrierën e tij si profesionist.

36 vjeçari ka ditur shumë shpesh që të thyejë rekorde në ndeshje të mëdha, ndërsa mbetet të shihet nëse do jetë nata e tij.

Cristiano Ronaldo Equals Ali Daei's Record For Most International Goals In  Men's Football | Football News
Cristiano Ronaldo

Në anën tjetër, Serbia është duke kaluar në formë fenomenale dhe nuk është aspak “kafshatë e lehtë” për skuadrën vendase.

Në shtatë ndeshje të zhvilluara, ata nuk kanë asnjë humbje të vetme, ndërsa kanë arkëtuar pesë fitore dhe dy barazime.

Të dyja këto skuadra e kanë siguruar kualifikimin tutje, ndërsa kjo ndeshje më shumë do jetë një “takim krenarie”./Shqip.com