Lajme

Lufta Rusi-Ukrainë: Raketat godasin pranë Zelenskyt dhe kryeministrit grek

Një sulm vdekjeprurës me raketa nga Rusia në qytetin port ukrainas të Odesa-s duket se ndodhi pranë presidentit Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili e përshkroi momentin e bombardimit si “intensiv”.

Sulmi në infrastrukturën portuale të mërkurën vrau pesë persona dhe la një numër të paspecifikuar të plagosurish, sipas marinës së Ukrainës, raporton The Guardian.

“Dëgjuam zhurmën e sirenave dhe shpërthimeve që ndodhën pranë nesh”, tha Mitsotakis, i cili po zhvillonte bisedime me Zelenskyn.

“Nuk patëm kohë për të shkuar në një strehë. Ishte shumë intensive”, shtoi Mitsotakis, përmes një përkthyesi në Odesa.

Ukraina rriti sulmet e saj prapa fronteve ruse me siç u pa vrasjen e një zyrtari zgjedhor rus të mërkurën me një makinë bombë dhe një sulm me dron në një fabrikë metalike.

Rusia dhe Ukraina kanë shtuar sulmet ajrore ndërsa trupat e Moskës përparojnë në vijën e frontit dhe Kievi përballet me mungesë të fuqisë punëtore dhe armëve.

Zëdhënësi Dmytro Pletenchuk konfirmoi se sulmi i Odesës ndodhi derisa delegacioni grek po vizitonte portin me Zelenskyn. /The Guardian

/Shqip.com