Lajme Botë

Lufta Izrael-Hamas, Macron: Objektivi i parë moszgjerimi i konfliktit dhe lirimi i pengjeve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje sot që të mos zgjerohet konflikti midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe konsideroi se lirimi i pengjeve të mbajtura në Gaza ishte një tjetër objektiv.

”Mendoj se është detyra jonë t’i luftojmë këto grupe terroriste, pa konfuzion dhe do të thosha, pa e zgjeruar konfliktin”, deklaroi Macron, sipas të cilit ”objektivi i parë që duhet të kemi sot është çlirimi i të gjithë pengjeve, pa asnjë dallim”.

”Unë dua që ju të jeni të sigurt se nuk jeni vetëm në këtë luftë kundër terrorizmit”, siguroi Macron, në takimin me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog.

”Unë dua që ju të dini se ne qëndrojmë me ju dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të sjellë paqe, siguri dhe stabilitet në vendin tuaj dhe në të gjithë rajonin”, theksoi ai.

”Ajo që ndodhi patjetër nuk do të harrohet kurrë dhe ne do të jemi këtu, sot, nesër dhe pasnesër, duke mbështetur paqen dhe stabilitetin sepse këta njerëz u vranë vetëm sepse ishin hebrenj dhe donin të jetonin në paqe”, shtoi Macron.

/Shqip.com