Lajme

“Lufta e madhe” për administrimin e drejtësisë në rastin Gogaj

Seanca gjyqëore ndaj Shaban Gogajt

Rasti i të akuzuarit për vrasje të rëndë, Shaban Gogaj në Deçan, është duke kaluar përmes një “lufte” të madhe, përcjell Shqip.com.

Kjo, pasi që përjashtimi i avokatit të Gogajt, nga ky rast, Besnik Berisha, si dhe refuzimi i Odës së Avokatëve për të caktuar një avokat tjetër, ka krijuar një bllokadë në administrimin e drejtësisë në rastin konkret.

Lidhur me rastin është zhvilluar një “luftë” mes Gjykatës Themelore në Pejë – Besnik Berishës – Odës së Avokatëve të Kosovës – Këshillit Gjyqësor të Kosovës – Ministrisë së Drejtësisë, e që së fundmi është përfshirë edhe Qeveria e Kosovës.

Në mbledhjen e fundit, Qeveria e Kosovës ka vendosur ta ndalojë ekzekutimin e vendimit të Odës së Avokatëve për mos caktimin e avokatit sipas detyrës zyrtare në rastin Gogaj.

Sipas drejtuesve të Odës, kjo është vlerësuar si ndërhyrje në pavarësinë e Odës së Avokatëve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për të ndjekur se pse është duke ndodhur kjo zvarritje në administrimin e drejtësisë në rastin Gogaj, ndiqeni emisionin e plotë: