Ludogorets anulon epërsinë e Ballkanit, mbyllet pjesa e parë
Publikuar:
(19.07.2023 21:01:39)

Ballkani ka pësuar dy gola në pjesën e parë të ndeshjes së kthimit ndaj Ludogorets dhe tani rezultati i përgjithshëm është 2-2, kur kanë mbetur të luhen edhe 45 minuta.
Ludogoretsi kaloi në epërsi që në minutën e katërt. Pas një gabimi në mbrojtjen e kampionit kosovar, Bernard Tekpetey shënoi për 1:0.
I njëjti lojtar realizoi për 2:0 në minutën e parë të kohës shtesë. Tani rezultati i përgjithshëm është 2:2.
Ludogoretsi ka pasur edhe disa raste të mira në pjesën e parë, por Enea Koliçi nuk u mposht. Ndërkohë Ballkani kishte disa gjysmëraste.
/Shqip.com