Rozë

Luana Vjollca fotografohet në plazh duke ngrënë bukë, djath e domate

Luana Vjollca po shijon disa ditë pushimi para se të fillojë me emisionin e saj të ri në Tv Klan.

Derisa ndodhet në pushime nuk po mungojnë imazhet e ndryshme që ajo ndanë me ndjekësit në Instagram.

Në përmbledhjen e fundit prej disa imazheve, Luana në njërën nga fotot shihet duke ngrënë bukë, djath e domate.

“Ditëlindja vazhdon me aventura dhe me bukë e djathë e domate në vendet e pazbuluara të Shqipërisë sonë të bukur”, shkruan Luana.

Padyshim që këto foto janë të rralla në mes të një Instagrami të mbushur me ekspozimin e jetës luksoze.

Luana Vjollca do të jetë këtë sezon në ekranin e Tv Klan çdo të premte. Faqja zyrtare e Tv Klan ka zbuluar se programi i saj do të quhet “S’luan dot me mua”./Shqip.com