Rozë

Luana Vjollca e pranishme në dasmën e Lele Pons

Pas shumë vitesh të lidhur, Lele Pons dhe Guaynaa më në fund kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Në mesin e shumë personazheve të njohura nga e mbarë bota, e pranishme ishte edhe moderatorja shqiptare, Luana Vjollca.

Kjo është bërë e ditur nga vetë moderatorja shqiptare përmes një urimi në rrjetin social në Instagram për Lele Pons.

“Lele të uroj me gjithë zemër një jetë të tërë gëzimi, dashurie & lumturie me shpirtin tënd Guaynaa !!! Ti je me të vërtetë një i sjellshëm, të dua”, ka shkruar, Luana.

Dasma e Lele Pons dhe reperit është mbajtur në Miami e po ashtu ndër të pranishmit kanë qenë Paris Hilton, Camila Cabello, Anitta, Becky G apo Diplo, Kevino Ostaj, Logan Paul etj.

/Shqip.com