Rozë

Luana i përgjigjet “thumbit” të Donaldit

Luana Vjollca është rikthyer fuqishëm me projektin “Zemër Luana”.

Ajo me emisionin e parë ka marrë miliona klikime, duke bërë që të përfolët shumë në opinionin publik.

Për të falënderuar publikun dhe fansat e saj për mbështetjen e tyre, Luana doli ‘live’ në Instagram duke shprehur mirënjohjen për pritjen e tyre.

Kjo gjë është ironizuar nga Donald Veshaj, me një postim në Istagram.

“Hej si jeni? Kush do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e kështu me radhë. Apo jo? Më mirë jo, ta lëmë, ta lëmë”, dëgjohet duke thënë Donaldi në video.

Mirëpo ky thumb i Donaldit nuk kaloi pa një kundër-thumb nga ana e Luanës. Ajo publikoi një postim në Instagram ku shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”.

Kjo është marrë si një thumb direkt për aktorin.

/Shqip.com