Sport Ndërkombëtar

Louis van Gaal: Kam kryer 25 terapi rrezatimi

Louis van Gaal

Van Gaal ka marrë mesazhe mbështetjeje nga e gjithë bota e futbollit që nga njoftimi i tij se kishte kancer.

Tekniku holandez ka dhënë informacion se ka kaluar nëpër plot 25 seanca me rrezatim, raporton “Goal”.

“Kam kaluar gjithçka”, kishte thënë Van Gaal për agjencinë holandeze të lajmeve ANP.

“Kam pasur 25 trajtime me rrezatim. Pastaj m’u desh të prisja pesë ose gjashtë muaj për të parë nëse e kishte bërë punën e tij. E bëri.”

Louis van Gaal dhe Ronald Koeman, Barcelona

Derisa ai po përballet me sëmundjen, Kombëtarja Holandeze kishte njoftuar se pasues i tij do të jetë Koeman, por pas Katarit 2022.

Kjo pasi që Federata Holandeze e Futbollit ishte në dijeni për diagnozën e Van Gaal që nga fillimi i vitit dhe u vendos për gjetjen e një zëvendësuesi të mundshëm.

Van Gaal sa ishte pjesë e United

Aktualisht, “Oranje” janë në një seri prej nëntë ndeshjesh pa humbje që nga ardhja e 70 vjeçarit në stol.

Van Gaal kishte bërë karrierë edhe tek Manchester United për dy sezone. /Shqip.com