Lotët që përshkruajnë pasionin e tifozit besnik të Trepçës
Publikuar:
(30.05.2022 09:02:12)

Shpresat e Trepçës janë ende gjallë – për një rikthim ndaj KB Yllit.
Por, vëmendja e fitores së mbrëmshme shkoi mbrëmë dikund tjetër.
Këtij triumfi të Trepçës iu gëzua shumë një djalosh, që duket se ka dashuri të madhe për skuadrën nga Mitrovica.

Ai nuk i përmbajti lotët, teksa po e festonte fitoren e ekipit të zemrës së tij.
Footografitë e postuara në faqen zyrtare të Trepçës e tregojnë më së miri – pasionin e madh e këtij ultrasi të vogël.

Sa i përket ndeshjeve, minatorët po humbasin me rezultat 2-1 në total, por e kanë mundësinë për ta barazuar – sepse takimin e rradhës e luajnë në cilësinë e vendasit. /Shqip.com